Akar: Proceset për Idlib dhe Menbixh vazhdojnë sipas planit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se procesi në lidhje me Idlibin e Sirisë vazhdon siç është planifikuar, kurse në Menbixh do të fillojnë së shpejti patrullimet e përbashkëta në terren me trupat amerikane.

Akar: Proceset për Idlib dhe Menbixh vazhdojnë sipas planit

Këtë deklaratë Hulusi Akar e bëri në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve para konferencës së përbashkët për shtyp në Kompleksin Presidencial në Ankara ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministres së Rumanisë, Viorica Dancila, e cila ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me përfundimin e procesit të tërheqjes së armëve të rënda nga Zona e Çarmatimit, që është krijuar në Idlib në kontekstin e konsensusit të arritur me Rusinë më 17 shtator në Soçi, ministri Akar tha: "Procesi vazhdon ashtu siç është planifikuar, ne do ti mbajmë e respektojmë angazhimet tona".

Kurse në lidhje me një pyetje se kur do të përfundojë trajnimi i përbashkët që ka filluar për aktivitetin e patrullimit të përbashkët, që do të realizohet në Menbixh nga njësi të Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ministri Akar tha: "Trajnimet do të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër."

"Patrullat e përbashkëta do të fillojnë së shpejti”,- vlerësoi ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në përgjigje të pyetjes për patrullimet e përbashkëta turko-amerikane në Menbixh.

 


Lajme të ngjashme