Turqi – Bilanci javor i antiterrorizmit, 25 terroristë të neutralizuar

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në operacionet që forcat e sigurisë kanë bërë javën e fundit janë neutralizuar 25 terroristë, si dhe janë ndaluar 848 të dyshuar për lidhje me organizata të ndryshme terroriste.

Turqi – Bilanci javor i antiterrorizmit, 25 terroristë të neutralizuar

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate me shkrim njofton se në operacionet që janë realizuar nga forcat e sigurisë ndërmjet datave 8-15 tetor janë neutralizuar 25 terroristë, nga të cilët 14 janë gjetur të vdekur, 5 janë kapur të gjallë dhe 6 janë vetëdorëzuar.

Ndërkohë janë vënë në pranga edhe qindra të tjerë, të cilët sipas vlerësimeve të bëra kanë pasur lidhje me organizata të ndryshme terroriste; 300 janë ndaluar për lidhje me PKK-në, 466 për lidhje me organizatën terroriste FETO, 53 për lidhje me DAESH-in dhe 29 janë ndaluar për lidhje me organizatat terroriste majtiste.

Hetime janë bërë edhe për 229 llogari në mediat sociale, që kanë bërë propagandën e organizatës terroriste dhe përmbajnë retorikë urrejtjeje.

Për 176 personat e identifikuar kanë filluar edhe procedurat ligjore.

Ndërsa në kuadër të luftës me migracionin e parregullt janë kapur 7 mijë e 276 klandestinë.

 


Lajme të ngjashme