Stamboll – Grupi i përbashkët i punës turko-saudit mbajti takimin e parë

Zyrtarët sauditë dhe turq pjesë e grupit të përbashkët të punës të krijuar për hetimin e rastit të gazetarit të zhdukur saudit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, janë takuar në Drejtorinë Policore të Stambollit.

Stamboll – Grupi i përbashkët i punës turko-saudit mbajti takimin e parë

Zyrtarët sauditë dhe turq të grupit të përbashkët të punës për hetimin e rastit të gazetarit saudit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ishte zhdukur pas hyrjes në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, janë takuar në Drejtorinë Policore të Stambollit.

Sipas informacioneve të siguruara, vazhdon hetimi gjithëpërfshirës lidhur me zhdukjen e gazetarit Khashoggi më 2 tetor.

Grupi i përbashkët i punës, i përbërë nga zyrtarët turq dhe sauditë, ka filluar punën.

Zyrtarët saudit dhe turq, zhvilluan pasditen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Stambollit mbledhjen e parë.

 


Lajme të ngjashme