Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mbreti Salman i Arabisë Saudite i telefonoi Presidentit Erdogan për çështjen Khashoggi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Mbreti Salman i Arabisë Saudite zhvilluan një bisedë telefonike...

Mbreti Salman i Arabisë Saudite i telefonoi Presidentit Erdogan për çështjen Khashoggi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Mbreti Salman i Arabisë Saudite zhvilluan një bisedë telefonike.

Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës, në bisedën ndërmjet Presidentit Erdoan dhe Mbretit të Arabisë Saudite, Salman Bin Abdulaziz, u shqyrtua çështja e zbardhjes së ngjarjes në lidhje me gazetarin Jamal Khashoggi.

Mësohet se Presidenti Erdoan dhe Mbreti Salman theksuan rëndësinë e krijimit të grupit të përbashkët turko-saudit në kuadër të hetimit të ngjarjes.

Khashoggi, i cili njihet për kontributin në gazetën "Al Watan", një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë dhe lajmet në lidhje me Lindjen e Mesme në median perëndimore, u zhduk më 2 tetor pasi hyri për disa procedura zyrtare në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll. 

Kurse Arabia Saudite i ka përgënjeshtruar pretendimet për vrasjen e Khashoggit duke mbrojtur mendimin se gazetari ka dalë nga Konsullata dhe më tej nuk dihet për fatin e tij.

 


Lajme të ngjashme