Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania presion mbi Arabinë Saudite për rastin Khashoggi

Ne inkurajojmë përpjekjet e përbashkëta Arabi Saudite-Turqi dhe presim që qeveria saudite të japë një përgjigje të plotë dhe të detajuar, thuhet një komunikatë të përbashkët Londër-Paris-Berlin rreth zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi...

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania presion mbi Arabinë Saudite për rastin Khashoggi

Qeveritë e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës njoftuan mbrëmjen e së dielës mbështetjen e tyre për grupin e përbashkët të punës Turqi-Arabi Saudite, për hetimin e rastit të zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, ai francez Jean-Yves Le Drian dhe gjermani Heiko Maas, publikuan një komunikatë të përbashkët me shkrim rreth zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

“Duhet të zbardhet rasti i zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi, familja e të cilit ka humbur kontaktet me të që nga data 2 tetor”, thuhet në këtë komunikatë, ku theksohet se liria e fjalës, e shtypit dhe mbrojtja e gazetarëve janë ndër prioritetet me rëndësi kyçe për Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.

Komunikata në fjalë potencon gjithashtu se tri vendet në fjalë ndajnë shqetësimet që kanë shprehur në lidhje më këtë ngjarje përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Ne po e trajtojmë këtë ngjarje me seriozitetin më të madh. Nevojitet një hetim i besueshëm për të zbuluar të vërtetën rreth asaj çfarë ka ndodhur dhe - nëse ka - për të identifikuar përgjegjësit e zhdukjes së Jamal Khashoggit dhe për të siguruar që ata të japin llogari. Ne inkurajojmë përpjekjet e përbashkëta Arabi Saudite-Turqi në këtë drejtim dhe presim që qeveria saudite të japë një përgjigje të plotë dhe të detajuar. Ne ua kemi përcjellë këtë mesazh direkt edhe autoriteteve saudite”, nënvizohet në fund të deklaratës së përbashkët të shefave të diplomacisë britanike, franceze dhe gjermane.

I konsideruar si një ndër gazetarët më aktivë dhe më të mprehtë të Lindjes së Mesme, kolumnisti i ditores amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, ka ofruar kontribute me peshë edhe për gazetën “Al-Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë. Ai u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për të kryer procedurat e celebrimit me të fejuarën e tij.

Ndërsa autoritetet saudite, të cilat hedhin poshtë pretendimet rreth vrasjes së Khashoggit në ambientet e Konsullatës, argumentojnë se gazetari ka dalë jashtë ndërtesës së tyre në Stamboll dhe se nuk kanë dije mbi fatin e tij.



Lajme të ngjashme