Fillon trajnimi i përbashkët ushtarak Turqi-Amerikë për patrullimin në Menbixh

Vazhdojnë përgatitjet për aktivitetet e përbashkëta të patrullimit që do të bëjnë Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Menbixh të Sirisë.

Grupi i parë i Forcave të Armatosura të Amerikës erdhën për të marrë pjesë në trajnim në Turqi më 2 tetor.

Ekipi ushtarak amerikan erdhi në qytetin Gaziantep dhe filluan trajnimi së bashku me ushtarët turq në 5 tetor.

Emri i garnizonit ushtarak nuk u bë i ditur për median për shkaqe sigurie.

Bëhet e ditur se personeli ushtarak i të dyja vendeve u informua së pari në lidhje me mjetet taktike dhe sisteme të armatimit të dy vendeve.

Faza e parë e planit për Menbixhin, zbatimi i të cilit filloi nga Turqia dhe SHBA-ja pas 4 qershorit, përfshinë edhe nxjerrjen e terroristëve të PYD/YPG/PKK-së nga perëndimi i lumit Eufrat.

Ndërkaq faza e dytë parashikon fillimin e kontrolleve të përbashkëta ushtarake dhe të shërbimeve informative turke dhe amerikane.

Ndërsa faza e tretë ka të bëjë me formimin e administratës vendore të përbërë nga banorët e rajonit.

Lajme të ngjashme