Çavusoglu për Brunson: Nënshtetasit e Amerikës nuk janë të paprekshëm

Çavushollu në vlerësimin e bërë për gjykimin e pastorit amerikan, Andrew Brunson për lidhje me organizatat terroriste u shpreh duke thënë: “Shpresoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë kuptuar se nënshtetasit e tyre nuk janë të paprekshëm.

Çavusoglu për Brunson: Nënshtetasit e Amerikës nuk janë të paprekshëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në vlerësimin e bërë për gjykimin e pastorit amerikan, Andrew Brunson për lidhje me organizatat terroriste u shpreh duke thënë: “Shpresoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë kuptuar se nënshtetasit e tyre nuk janë të paprekshëm”.

Ministri Çavushollu shkoi në Londër për tu takuar dhe zhvilluar takime dypalëshe me homologun anglez, Jeremy Hunt dhe për të marrë pjesë në mbledhjen e tryezës së rrumbullakët me temë “Evropa në rendin e botës në ndryshim”, të organizuar nga instituti i mendimit Chatham House.

Në deklaratën e bërë për gazetarët në Londër, në lidhje me çështjen e pastorit amerikan, Andrew Brunson, Çavushollu tha: “Ne thamë se nuk zgjidhet me sanksione dhe kërcënime por me gjyqësor. Nënshtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë të paprekshëm. Shpresoj që Amerika ta ketë kuptuar këtë, me presion nuk merret rezultat në Turqi. Duhen zbatuar vendimet e gjyqësorit”.

Ministri Çavushollu, në vizitën që do të zgjasë deri në 15 tetor do të mbajë një fjalim në mbledhjen e tryezës së rrumbullakët me temë “Evropa në rendin e botës në ndryshim”, të organizuar nga instituti i mendimit Chatham House dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të jashtme të Anglisë, Jeremy Hunt.  

I pritur në aeroportin ushtarak Brize Norton, Çavushollu me homologun anglez, krahas çështjeve dypalëshe si marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi në luftën kundër terrorit, do të shqyrtojnë edhe çështjet rajonale me në krye Sirinë, dhe do të shkëmbejnë mendime për çështjet në lidhje me Bashkimin Evropian dhe procesin e ndarjes së Anglisë nga Bashkimi Evropian (Brexit).  

 


Lajme të ngjashme