Çelik për gazetarin Khashoggi: Turqia do të ndjekë deri në fund çështjen

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Omer Çelik tha se Turqia do të ndjekë deri në fund ngjarjen e Jamal Khashoggi.

Çelik për gazetarin Khashoggi: Turqia do të ndjekë deri në fund çështjen

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Omer Çelik tha se Turqia do të ndjekë deri në fund ngjarjen e Jamal Khashoggi.

Në konferencën për shtyp në ndërtesën e selisë së partisë në rrethin Andana, Çelik u shpreh në lidhje me gazetarin saudit, që u zhduk më 2 tetor pasi hyri për disa procedura zyrtare në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll. 

“Duket që ky person hyri në ndërtesë dhe nuk doli më nga ajo. Për këtë arsye duhet që të zbardhim këtë ngjarje. Duke qëndruar larg çdo spekulimi, vazhdojmë punimet me ndjeshmërinë më të lartë për të nxjerrë në dritë këtë ngjarje” tha zëdhënësi i partisë AK.

Ai bëri të ditur se çështja e Khashoggi-t është duke u ndjekur me ndjeshmëri nga të gjithë, përfshi edhe Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Çelik tha se çështja po hetohet në dy pista: “E para është hetimi i vetë Turqisë. Kurse i dyti, ashtu siç është bërë e ditur ditë më parë, autoritetet saudite dëshiruan të bashkëpunojnë me Turqinë në këtë çështje”.

Çështja e Khashoggi-t është shumë e dhimbshme: “Janë duke u bërë pretendime shumë spekuluese në lidhje me vrasjen e një gazetari të respektuar. Ekzistojnë fokusime në disa emra, të gjitha këto janë pretendime dhe do të hetohen në mënyrë të fuqishme. Nuk do të ketë falje në këtë çështje dhe ky është një veprim që nuk mund të mbulohet kurrë” tha Omer Çelik.

 


Lajme të ngjashme