Yildirim: Besoj se TURKPA do të ofrojë shërbime të mira në emër të parlamenteve të vendeve anëtare

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim bëri të ditur se duhet të bëhen përpjekje që Uzbekistani dhe Turkmenia të përfshihen në organizatën e Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turqishtfolëse (TURKPA).

Kryeparlamentari Yildirim mori pjesë në minisamitin e TURKPA-s që u mbajt në Antalya në kuadër të mbledhjes së tretë të Kryetarëve të Kuvendeve të Euroazisë e që u organizua me temë “Bashkëpunimi Ekonomik, Mjedisor dhe në Zhvillim të Qëndrueshëm në Euroazi”.

Në fjalën e rastit Binali Yildirim shprehu kënaqësinë nga mikëpritja e anëtarëve të TURKPA-s në Turqi.

Duke vënë në dukje se kryetarët e kuvendeve të Azerbajxhanit, Kazakistani, Kirgizisë, vendeve anëtare të TURKPA-s, u mblodhën për një qëllim të përbashkët, Kryeparlamentari Yildirm tha: “Besoj se kjo organizatë e re do të ofrojë shërbime të mira në emër të parlamenteve tona. Ky është një kuvend familjar, synojmë që trashëgiminë e marrë nga gjyshërit tanë ti përcjellim gjeneratave të ardhshme. Dëshira dhe objektivi ynë i përbashkët është që Uzbekistani brenda një kohe të shkurtë të bëhet anëtare e plotë apo ta marr statusin e vëzhguesit. Mendojë se duhet të bëjmë përpjekje që edhe Turkmenia të përfshihet në njëfarë mënyre në këtë organizatë”.  

Lajme të ngjashme