Turqia dhe ShBA-ja filluan me trajnimet e elementëve të forcave ushtarake për patrullime në Menbixh

Në kuadër të udhërrëfyesit për Menbixhin dhe parimeve të sigurisë të dakorduar me ShBA-në synohet dhënia fund të pranisë së organizatës separatiste terroriste PYD/YPG/PKK-së në rajonin e Menbixhit.

Turqia dhe ShBA-ja filluan me trajnimet e elementëve të forcave ushtarake për patrullime në Menbixh

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës filluan sot me trajnime të elementëve ushtarake për patrullimet e përbashkëta në rajonin Menbixh të Sirisë.

Në një prononcim të bërë ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se në kuadër të udhërrëfyesit për Menbixhin dhe parimeve të sigurisë të dakorduar me ShBA-në synohet dhënia fund të pranisë së organizatës separatiste terroriste PYD/YPG/PKK-së në rajonin e Menbixhit.

“Qëllimi ynë është që brenda një kohe sa më të shkurtë të mbledhim armatimin e rëndë që ndodhet në duart e terroristëve, të nxjerrim PYD/YPG/PKK-në nga Menbixhi, të formojmë elementët vendor të sigurisë dhe të administrimit dhe të mundësojmë kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre”, bëri të ditur Akar.

Akar gjithashtu vuri në dukje se kanë informata dhe raporte në lidhje kanale të hapura nga terroristët në Menbixh dhe tha se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet në këtë rajon.

“Ne i kemi paralajmëruar autoritetet amerikane në lidhje me këtë çështje dhe kemi marrë masat tona. Organizata terroriste duhet të dijë se kur të vijë koha ata do të varrosin veten në kanalet e hapura, ashtu siç ndodhi edhe në të kaluarën”, shtoi Akar.

Faza e parë e planit për Menbixhi, zbatimi i të cilit filloi nga Turqia dhe ShBA-ja pas 4 qershorit, përfshinë edhe nxjerrjen e terroristëve të PYD/YPG/PKK-së nga perëndimi i lumit Eufrat.

Ndërkaq faza e dytë parashikon fillimin e kontrolleve të përbashkëta ushtarake dhe të shërbimeve informative turke dhe amerikane.

Ndërsa faza e tretë ka të bëjë me formimin e administratës vendore të përbërë nga banorët e rajonit.

 


Lajme të ngjashme