A.Saudite thërret zyrtarët përkatës turq ta vizitojnë konusullatën e përgjithshme të saj në Stamboll

Arabia Saudite ka ftuar ekspertët dhe autoritetet përkatëse turke që të vizitojnë konsullatën e saj në Stamboll në lidhje me gazetarin e zhdukur Jamal Khashoggi.

A.Saudite thërret zyrtarët përkatës turq ta vizitojnë konusullatën e përgjithshme të saj në Stamboll

Arabia Saudite ka ftuar ekspertët dhe autoritetet përkatëse turke që të vizitojnë konsullatën e përgjithshme të saj në Stamboll në lidhje me gazetarin e zhdukur Jamal Khashoggi.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike bëhet e ditur se në notën dërguar nga zyrtarët saudit në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë ftuar ekspertët dhe autoritetet përkatëse turke për të zhvilluar një vizitë në konsullatën e përgjithshme saudite në Stamboll.

“Mbretëria e Arabisë Saudite shprehë respekt ndaj vendit vëlla Republikës së Turqisë dhe duke u nisur nga parimi i bashkëpunimit me qeverinë turke si dhe nga rëndësia e zbardhjes së çështjes së zhdukjes së Jamal Ahmad Khashoggi, shtetasit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, i fton ekspertët dhe autoritetet përkatëse për të vizituar konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll”, u tha në notën e dërguar në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, në një komunikatë me shkrim të bërë në lidhje me çështjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili është zhdukur pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll njoftoi se “në kuadër të hetimeve, do të bëhet ekzaminim në ndërtesën e konsullatës së përgjithshme”.

Kujtojmë se gazetari i të përditshmes amerikane “The Washington Post” Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

 


Lajme të ngjashme