Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - Ambasadori i Arabisë Saudite thirret për sqarime nё Ministrinё e Jashtme

Burimet thonë se në takim ambasadorit saudit i është përcjellë mesazhi se Turqia pret “një bashkëpunim të plotë” nga Arabia Saudite në hetimin për gazetarin e zhdukur saudit Khashoggi...

Turqi - Ambasadori i Arabisë Saudite thirret për sqarime nё Ministrinё e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tё dielёn ka thirrur në Ministri ambasadorin e Arabisë Saudite në Ankara, Walid Bin Abdul Karim El Khereiji, të cilit i është përcjellë pritja e Turqisë për “një bashkëpunim të plotë” në hetimet në lidhje me gazetarin e zhdukur saudit Jamal Khashoggi.

Sipas informacioneve tё siguruara nga burimet diplomatike, ambasadori El Khereiji ёshtё thirrur në ministri nga zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Sedat Önal.

Burimet thonë se në takim ambasadorit saudit i është përcjellë mesazhi se Turqia pret “një bashkëpunim të plotë” nga Arabia Saudite në hetimin qё zhvillohet për gazetarin e zhdukur saudit Khashoggi.

E fejuara H.A. e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, e cila ёshtё personi i fundit që e kishte parë gazetarin tё martёn, në një deklaratë për media tregoi se deri në ndërtesën e konsullatës kishin shkuar bashkё. Ajo pretendon se Khashoggi nuk ka dalë më jashtë pas hyrjes brenda nё Konsullatë.

Ndërsa Konsullata e Pёrgjithshme e Arabisë Saudite në Stamboll i ka mohuar pretendimet në fjalë, duke thënë se Khashoggi “kishte shkuar në konsullatë, por më pas ishte larguar prej aty”.

Ambasadori i Arabisë Saudite në Ankara, Walid Bin Abdul Karim El Khereiji ishte thirrur nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme edhe tё mёrkurёn e kaluar nё lidhje me gjendjen e gazetarit saudit, qё thuhet se ёshtё i zhdukur.



Lajme të ngjashme