Policët e Arabisë Saudite erdhën në Stamboll për gazetarin e zhdukur

Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll në postimet që ka bërë në rrjetet sociale ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarit të Reuters rreth vrasjes së gazetarit të zhdukur në kompleksin e Konsullatës.

istanbul-daki suudi arabistan başkonsolosluğu.jpg
istanbul-daki suudi arabistan başkonsolosluğu2.jpg

Forcat turke të sigurisë vazhdojnë të zbatojnë masa të rrepta sigurie dhe monitorimi mbi konsullatën e Arabisë Saudite, ku më 2 tetor ka hyrë gazetari saudit Jamal Khashoggi dhe i cili që nga ajo ditë rezulton i zhdukur.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post" Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll. Ai njihet si kritikues i politikës që udhëheq qeveria aktuale saudite.

Turqia ka ngritur hetime rreth zhdukjes së tij, ndërsa një gazetar i agjencisë Reuters raportoi të shtunën se Khashoggi është vrarë në konsullatë pasi kishte kaluar disa ditë si i rrëmbyer.

Vëmendjen e gazetarëve para kompleksit të konsullatës të dielën e tërhoqën 4 automjete luksoze me të cilat mbërritën zyrtarët sauditë.

Gazetarët nga vendi i ngjarjes raportojnë se me këto makina kanë mbërritur policët saudit, të cilët kishin mbërritur në Turqi më herët.

Konsullata e Arabisë Saudite në postimet që ka bërë në rrjetet sociale ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarit të Reuters rreth vrasjes së gazetarit të zhdukur në kompleksin e konsullatës.

Më tej shtohet se delegacioni i sigurisë mbrëmë ka mbërritur nga Arabia Saudite me lejen e institucioneve turke për të marrë pjesë në hetimin e zhdukjes së shtetasit saudit Jamal Khashoggi.

Khashoggi hyri në konsullatë për të marrë dokumentet e kurorëzimit ndërsa e fejuara e tij tha se policia turke monitoron me kujdes të gjitha hyrjet dhe daljet nga konsullata që nga momenti i zhdukjes së tij.

 


Lajme të ngjashme