Turqia së shpejti do të ketë 6 satelitë aktivë telekomunikimi

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Xhahit (Cahit) Turhan tha se Turqia është një nga 30 vendet në botë që ka satelitë dhe me aktivizimin e satelitëve 5A, 5B dhe 6A do të rritet në 6 numri i satelitëve aktivë të telekomunikimit.

Turqia së shpejti do të ketë 6 satelitë aktivë telekomunikimi

Ministri Turhan tha se flota satelitore aktive e Turqisë aktualisht ka 3 satelitë telekomunikimi dhe 3 satelitët vëzhgues. Ndërsa satelitët Turksat 3A,Turksat 4A dhe Turksat 4B përmbushin nevojat për telekomunikim, satelitët Göktürk-1, Göktürk-2 dhe Rasat bëjnë vëzhgim.

Duke iu referuar faktit që Turqia ofron shërbime satelitore në 3 orbita të ndryshme, 31 gradë në Lindje, 42 gradë në Lindje dhe 50 gradë në Lindje, ministri Turhan, sqaroi se orbitat 42 dhe 50 gratë në Lindje përdoren nga satelitët Turksat, kurse në orbitën 31 gradë në Lindje për momentin shërben një satelit i marrë me qira.

Cahit Turhan tha se satelitët do të kenë kapacitete të mëdha, jo vetëm në fushën e transmetimeve, por edhe në ofrimin e internetit me brez të gjerë.

Me aktivizimin e 6 satelitëve të telekomunikimit Turqia do të ofrojë shërbime satelitore në një hapësirë të gjerë gjeografike që shtrihet deri në Kinë duke përfshirë këtu edhe republikat turke, si dhe që mbulon Afrikën dhe Evropën, shtoi ministri Turhan.

 


Lajme të ngjashme