Turqi - Numri i dëshmorëve në Batman u rrit në 7

Si pasojë e shpërthimit të një mjeti artizanal të kurthuar në rrugë në zonën rurale të nënprefekturës Gerxhush (Gercuş) kanë rënë dëshmorë 7 ushtarë.

1062169
Turqi - Numri i dëshmorëve në Batman u rrit në 7

Numri i dëshmorëve të rënë në pritën tradhtare në Batman të Turqisë u rrit në 7.

Si pasojë e shpërthimit të një mjeti artizanal të kurthuar në rrugë nga organizata separatiste terroriste PKK gjatë kalimit të autoblindës ushtarake në zonën rurale të nënprefekturës Gerxhush (Gercuş), kanë rënë dëshmorë 4 ushtarë, ndërsa në këtë sulm tradhtar u plagosën edhe 5 ushtarë të tjerë.

Mësohet se krahas të gjitha përpjekjeve të mjekëve kanë rënë dëshmorë edhe 3 ushtarë të tjerë të plagosur. Kështu numri i dëshmorëve u rrit në 7.

Bëhet e ditur se forcat turke të sigurisë kanë filluar me operacione gjithëpërfshirëse për kapjen e terroristëve.



Lajme të ngjashme