Çavusoglu paralajmëroi homologun e tij kamboxhian për FETO-n

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu paralajmëroi homologun e tij kamboxhian, Prak Sokonn, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara, në lidhje me organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Çavusoglu paralajmëroi homologun e tij kamboxhian për FETO-n

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu paralajmëroi homologun e tij kamboxhian, Prak Sokhonn, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara, në lidhje me organizatën terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY).

Nga ministri mysafir shefi i diplomacisë turke kërkoi që ti japin fund aktiviteteve të FETO/PDY-së në Kamboxhia.

Pas takimit që u realizua në rezidencën e Ministrisë së Jashtme në Ankara, Ministri Çavusoglu dhe homologu i tij Sokhonn organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij ministri i Punëve të Jashtme të Kamboxhias, Prak Sokhonn bëri të ditur se janë duke i monitoruar nga afër aktivitetet e FETO/PDY-së, ndërsa shtoi se vendi i tij është kundër çdo lloj terrori.

Ministri Sokhonn gjithashtu tha se pas hapjes së ambasadës turke në kryeqytetin Pnom-Pen në vitin 2013 marrëdhëniet mes dy vendeve janë ngritur në një platformë më aktive dhe shtoi se “Kamboxhia vitin e ardhshëm do të hapë ambasadën e saj në Turqi”.

Ministri mysafir gjithashtu bëri të ditur se Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen në fund të këtij muaji do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi dhe vuri theksin se kjo vizitë do të kontribuojë në zhvillimin e partneritetit mes dy vendeve.

Ndërkaq Sokhonn njoftoi se me ministrin Çavusoglu shkëmbyen mendimet në lidhje me mbajtjen e mbledhjes së dytë të Komisionit të Përzier Ekonomik brenda një kohe të afërt.

Ndërsa ministri Çavusoglu në prononcimin e tij tha se për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve është e nevojshme që mbledhjet konsultative të mbahen më shpesh dhe bëri të ditur se edhe mbledhja e tretë e Komisionit të Përzier Ekonomik do të mbahet gjatë periudhës së ardhshme.

Ai gjithashtu e uroi homologun e tij për fitore në zgjedhje.

Duke vënë në dukje se Azia tani është pesha e re e politikës dhe ekonomisë globale, shefi i diplomacisë turke tha se Turqia në këtë kontekst është duke i zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet e saj me vendet aziatike dhe organizatat rajonale.

Çavusoglu gjithashtu tha se kanë forcuar edhe bashkëpunimin ekonomik, ndërsa tërhoqi vëmendjen se vëllimi tregtar me Kamboxhian nuk e pasqyron potencialin e vërtetë.

Ai uroi që linjat e drejtpërdrejta mes dy vendeve të fillojnë shumë shpejtë dhe tha se po vazhdojnë edhe punimet në mënyrë reciproke për rritjen e numrit të turistëve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë tërhoqi vëmendjen edhe në nevojën për të forcuar infrastrukturën e marrëdhënieve gjyqësore mes dy vendeve, ndërsa shtoi se planifikojnë që gjatë vizitës së Kryeministrit të Kamboxhias në Turqi të nënshkruhen disa marrëveshje si ajo e parandalimit të taksimit të dyfishtë.

Çavusoglu bëri të ditur se në vitin 2020 do të shënohet 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se gjatë këtij viti do të organizohen aktivitete të ndryshme në të dyja vendet.

Ai shtoi se Turqia vitin e kaluar nga Unioni i Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) mori statusin e partnerit të dialogut sektorial, ndërsa tha se vetëm Turqia në mesin e shumë vendeve u pranua me vota unanime në saje të planit të veprimit dhe udhërrëfyesit që i paraqiti unionit.

Ministri Çavusoglu falënderoi homologun e tij për përkrahjen e dhënë vitin e kaluar në këtë çështje në Manila dhe tha se “Gjatë periudhës në vijim do të forcojmë marrëdhëniet tona me rajonin e ASEAN-it dhe të Azisë, ndërsa Kamboxhia është partnere e rëndësishme për ne”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha mes akademive të diplomacisë të dy vendeve u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi dhe shtoi se ky memorandum do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve mes dy ministrive, ndryshimin e diplomatëve dhe trajnimin e diplomatëve të rinj.

 


Lajme të ngjashme