Albayrak: Zhvillimet pozitive në ekonomi do të vërehen shumë më qartë gjatë procesit në vijim

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak, vlerësoi zhvillimet ekonomike për një televizion privat turk...

Albayrak: Zhvillimet pozitive në ekonomi do të vërehen shumë më qartë gjatë procesit në vijim

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak, deklaroi të mërkurën se zhvillimet pozitive në ekonomi do të vërehen shumë më qartë gjatë procesit në vijim.

Berat Albayrak vlerësoi zhvillimet ekonomike për një televizion privat turk.

“Kaluam një proces spekulativ në kursin e këmbimit valutor, por edhe këtë e sprapsëm. Me hapat e bëra në këtë drejtim, kemi filluar të marrim sinjale pozitive”, tha ai.

Duke tërhequr vëmendjen mbi procesin e ekuilibrimit dhe zhvillimet pozitive në balancën import-eksport, ministri Albayrak nënvizoi se ky proces disamujor në ekonominë turke nuk ka vetëm dimensionin ekonomik, por edhe motivacionin politik.

“Ky proces po avancon në rrugën e normalizimit dhe përmirësimit”, siguroi mes të tjerash shefi i Thesarit dhe Financave të Turqisë.



Lajme të ngjashme