Franca pas takimin Çavusoglu-Le Drian: Mbështesim marrëveshjen Turqi-Rusi për Idlibin

Parisi mbështet marrëveshjen e kohëve të fundit Turqi-Rusi mbi instalimin e një zone të çmilitarizuar në Idlib të Sirisë, deklaroi të hënën Ministria e Punëve të Jashtme të Francës përmes një komunikate të shkruar...

Franca pas takimin Çavusoglu-Le Drian: Mbështesim marrëveshjen Turqi-Rusi për Idlibin

Parisi mbështet marrëveshjen e kohëve të fundit Turqi-Rusi mbi instalimin e një zone të çmilitarizuar në Idlib të Sirisë, deklaroi të hënën Ministria e Punëve të Jashtme të Francës përmes një komunikate të shkruar.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, realizoi në Paris një takim me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu.

“Bisedimet u përqendruan kryesisht në çështjet siriane. Jean-Yves Le Drian shprehu mbështetje për marrëveshjen (Turqi-Rusi) e 17 shtatorit në Soçi, e cila formon një zonë të çmilitarizuar në provincën Idlib dhe mundëson shmangien e ofensivës së regjimit (të Esadit) dhe aleatëve të tij në këtë fazë”, thuhet në komunikatë.

Sipas MPJ franceze, ministri Le Drian i ka bërë thirrje homologut turk që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për Sirinë me grupin e Astanës dhe me një tjetër formacion të emërtuar “grupi i vogël”, ku bëjnë pjesë Egjipti, Franca, Gjermania, Jordania, Arabia Saudite, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dy kryediplomatët ndajnë të njëjtin mendim për gjetjen e zgjidhjes politike dhe përshpejtimin e përpjekjeve në lidhje me ngritjen e komisionit kushtetues në Siri, çështje mbi të cilën është duke punuar edhe përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura”, thekson komunikata në fjalë.

MJP franceze potencon në fund të deklaratës edhe se ministrat Çavusoglu dhe Le Drian riafirmuan gjithashtu mbështetjen e tyre për përfaqësuesin special të OKB-së për Libinë, Ghassan Salame, për përgatitjen e udhërrëfyesit dhe mjedisit të përshtatshëm për zgjedhje transparente dhe të qeta në këtë vend.



Lajme të ngjashme