Erdogan: Jemi pranë Indonezisë me të gjitha mundësitë tona

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë për Indonezinë e cila është tronditur nga tërmeti.

Në një postim nga llogaria zyrtare në Twitter, Erdoğan shprehu ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën në fatkeqësitë e tërmetit dhe cunamit në Indonezi.

"Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit, dhe mëshira e Allahut qoftë mbi personat që kanë humbur jetën në fatkeqësitë e tërmetit dhe cunamit në Indonezi. Shpreh ngushëllimet e thella për vëllezërit dhe motrat e popullit të Indonezisë. Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të ndihmuar Indonezinë të shërojë plagët e saj", shkroi Erdogan.

Presidenti Erdogan mesazhin e tij e ka publikuar në gjuhën turke dhe angleze. (AA)

Lajme të ngjashme