Turqia i ofron ndihmë Indonezisë pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues

Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme për Indonezinë pas tërmetit dhe cunamit, që goditën vendin ditën e premte.

Turqia i ofron ndihmë Indonezisë pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues

Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme për Indonezinë pas tërmetit dhe cunamit, që goditën vendin ditën e premte.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë bëhet e ditur se është mësuar me trishtim të thellë për tërmetin dhe cunamin në ishullin indonezian të Sulawesit, i cili shkaktoi humbjen e shumë jetëve dhe dëmeve të mëdha materiale.

"Turqia është në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin vëllazëror të Indonezisë dhe është gati të ofrojë çdo lloj ndonjë ndihmë që mund të jetë e nevojshme. U shprehim ngushëllimet e sinqerta të afërmve të atyre që kanë humbur jetën dhe u urojnë shërimin të shpejtë personave që janë plagosur” shkruhet në deklaratë.

Tërmeti 7,7 ballë, që goditi ditën e premte Ishullin Sulawesi në Indonezi dhe cunami që pasoi, shkaktoi  832 të vdekur. 

 


Lajme të ngjashme