Shefi i Shtatmadhorisë, Guler zhvilloi takime të rëndësishme në Poloni

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) mori pjesë në mbledhjen e Shefave të Shtatmadhorisë së Komitetit Ushtarak të NATO-s, të zhvilluar në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë gjatë datave 28-30 shtator.

Shefi i Shtatmadhorisë, Guler zhvilloi takime të rëndësishme në Poloni
yasar guler nato1.jpg

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) mori pjesë në mbledhjen e Shefave të Shtatmadhorisë së Komitetit Ushtarak të NATO-s, të zhvilluar në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë gjatë datave 28-30 shtator.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm bëhet e ditur e Gjeneralarmate Gyler mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së mbledhjes zhvilloi takime dypalëshe me Komandantin e Lartë të Forcave Aleate të Evropës, Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe shefin e shtatmadhorisë së Gjermanisë dhe Kanadasë.  

Nëm kuadër të mbledhjes, në seancat e mbajtura më 29 shtator, u biseduan çështjet në lidhje me detyrat dhe operacionet e NATO-s, strategjia ushtarake e NATO-s dhe punimet strukturore të komandës.

Në ditën e dytë të mbledhje Gjeneralarmate Gyler zhvilloi takime dypalëshe me Komandantin e Misionit të Mbështetjes së Vendosur të Afganistanit si dhe me shefin e shtatmadhorisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Anglisë dhe Greqisë.



Lajme të ngjashme