Erdogan: Përse terroristët e PKK-së lëvizin lirshëm në Gjermani?

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se mijëra pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, lëvizin lirshëm në Gjermani.

Erdogan: Përse terroristët e PKK-së lëvizin lirshëm në Gjermani?
erdogan, steinmeier yemek3.jpg
erdogan, steinmeier yemek2.jpg
erdogan, steinmeier yemek1.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se mijëra pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, lëvizin lirisht në Gjermani.  

Në fjalimin e mbajtur në darkën e shtruar për nder të tij nga Presidenti i Gjermansië, Frank-Walter Steinmeier, Erdogan iu përgjigj disa shqetësimeve të homologut mirëpritës në lidhje me disa të burgosur në Turqi dhe nënvizoi se në lidhje me këtë bëhet fjalë për keqinformim.  

“Turqia nuk ka për detyrë të mbrojë terroristët dhe nëse njëri është i implikuar në terrorizëm, pavarësisht se çfarë shtrese i përket ai, gjyqësori përmbush detyrën e tij” tha Erdoan dhe shtoi: “Mijëra anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, e cila njihet si një organizatë terroriste nga BE, lëviz lirshëm në Gjermani. Ka raste që së bashku me posterin e kryeterroristit bëhen tubime në rrugët e mëdha të Gjermanisë. Por këto janë të ndaluara, përse lejohet diçka e tillë?” pyeti Erdoan.

Brenda një agjende të gjerë, është e natyrshme që herë pas here të ketë mendime që nuk përputhen – tha presidenti turk dhe shtoi: “Ne duhet të vazhdojmë të nxjerrim në plan të parë jo divergjencat por çështjet tona reciproke. Turqia dhe Gjermania janë vende që e kanë treguar me qindra herë këtë sukses”.   

Ai tha se, duke filluar nga kriza e Sirisë dhe çështja e emigrimit të çrregullt, Turqia mban të njëjtin qëndrim me Gjermaninë.

“Iniciativa e Turqisë dhe Gjermanisë në këtë proces ka parandaluar arritjen e një dimensioni më të madh në krizën e refugjatëve. Ashtu si në zgjidhjen e nyjës për çështjen e Idlibit, Turqia do të vazhdojë të punojë për mospërjetimin e dramave të reja në Siri dhe valëve të reja të emigrimit. Shpreh besimin se edhe në periudhën në vijim do të veprojmë me shpirtin e të njëjtit solidaritet” tha presidenti Erdoan.  

Ai shprehu gjithashtu besimin se rrjedha e racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë, që kërcënon paqen shoqërore të të ardhmes së Evropës, mund të luftohet me bashkëpunim.  

Presidenti turk bëri të ditur gjithashtu se me Gjermaninë kanë marrëdhënie të fuqishme edhe në fushën e ekonomisë dhe Gjermania është partnerja me e madhe tregtare e Turqisë.

Ai tha se ndër kompanitë ndërkombëtare që zhvillojnë aktivitete në Turqi, Gjermania zë vendin e parë dhe në të njëjtën mënyrë zë vendin e parë edhe nga aspekti i vizitorëve në fushën e turizmit.

Ndërkaq, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, në kuadër të takimeve në Berlin, priti edhe udhëheqësit e nivelit të lartë të kompanive dhe bankave më të mëdha të Gjermanisë.

Ai nënvizoi se deri tani të gjithë ata që kanë investuar në Turqi kanë fituar gjithmonë dhe edhe këtej e tutje të gjithë investitorët e huaj do të vazhdojnë të fitojnë.

 


Lajme të ngjashme