Erdogan në Berlin, takim me përfaqësuesit e OJQ-ve turke në Gjermani

Kreu i shtetit turk mbërriti një ditë më parë në Berlin për “vizitën e parë shtetërore”, në përgjigje të ftesës së homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier...

Erdogan në Berlin, takim me përfaqësuesit e OJQ-ve turke në Gjermani

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të enjten në Berlin një takim me përfaqësuesit e organizatave turke të shoqërisë civile në Gjermani.

Takimi në fjalë u zhvillua pa praninë e gazetarëve.

Kreu i shtetit turk mbërriti një ditë më parë në Berlin për “vizitën e parë shtetërore”, në përgjigje të ftesës së homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Kjo vizitë 3-ditore e Presidentit Erdogan në Gjermani, takimet zyrtare të së cilës do të fillojnë të premten, synon përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.



Lajme të ngjashme