Turqi - Bien dëshmorë dy roje të fshatit në Silopi të Sirnakut

Si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes të vendosur në rrugë në zonën rurale të Silopit të Sirnakut kanë rënë dëshmorë dy pjesëtarë të rojeve të fshatit.

Turqi - Bien dëshmorë dy roje të fshatit në Silopi të Sirnakut

Në sulmin e ndërmarrë nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Silopi të Sirnakut kanë rënë dëshmorë dy pjesëtarë të rojeve të fshatit.

Sipas informatave të marra nga burimet e sigurisë, terroristët e PKK-së aktivizuan mjetin shpërthyes të kurthuar më herët në rrugë në zonën rurale të bashkisë Çaliskan.

Në këtë sulm, ku ranë dëshmorë 2 pjesëtarë të rojeve të fshatit u plagosën edhe dy të tjerë.

Të plagosurit u dërguan në spitalin shtetërorë në Silopi për kurim.

Bëhet e ditur se operacionet për kapjen e terroristëve në këtë rajon po vazhdojnë ende.



Lajme të ngjashme