Erdogan: OKB-ja nuk mund t’u përgjigjet krizave njerëzore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha pulsi i Kombeve të Bashkuara, që pritet të jetë zemra e njerëzimit, sot nuk po rreh.

Erdogan: OKB-ja nuk mund t’u përgjigjet krizave njerëzore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha pulsi i Kombeve të Bashkuara, që pritet të jetë zemra e njerëzimit, sot nuk po rreh.

Erdoan shkroi një artikull me titull “Si dhe pse duhet të rregullojmë OKB-në?” për revistën "Foreign Policy" me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vlerësoi krizën e reputacionit të Kombeve të Bashkuara dhe propozimet për reformë.  

“Këtë javë, udhëheqësit nga e gjithë bota, duke u mbledhur në Kombet e Bashkuara, që gjendet në Nju-Jork, të shtruan në tryezë problemet më të mëdha, me të cilat përballet sot njerëzimi. shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi problemet më të ngutshme të njerëzimit. Tema kryesore e takimit të këtij viti është "Ti bëjmë Kombet e Bashkuara të vlefshme për tërë njerëzimin”,  është sipkatëse pasi përmbledh sfidat e vërteta me të cilat po përballet organizata.  

“Pavarësisht nga puna e vështirë e stafit të institucioneve të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, OKB-ja po vuan nga një krizë e pashembullt reputacioni” shkroi Erdoan.

“Arsyeja kryesore për problemet aktuale të Kombeve të Bashkuara është dështimi i Këshillit të Sigurimit për të mbajtur premtimin e tij për promovimin e paqes dhe sigurisë në mbarë botën. Nga Bosnja dhe Ruanda nga Siria, Jemeni dhe Palestina, organi më i lartë vendimmarrës i OKB-së, pra Këshilli i Sigurimit, nuk ka mundur të pengojë mizoritë dhe nuk ka nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet e urryera” shkroi në artikullin e tij Erdoan.



Lajme të ngjashme