Erdogan në Nju-Jork, takime me Hassan Rouhani dhe Shinzo Abe

Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sesionin 73. të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u takua të hënën me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani dhe Kryeministrin japonez, Shizo Abe...

Erdogan në Nju-Jork, takime me Hassan Rouhani dhe Shinzo Abe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të hënën takime të ndara me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani dhe Kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sesionin 73. të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kreu i shtetit turk priti fillimisht shefin e Tokios zyrtar, Shinzo Abe.

Krahas Presidentit Erdogan, të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

Më pas, Erdogani pati një takim edhe me Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani.

Në këtë takim, presidenti turk shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Çavusoglu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, si dhe shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan.

Presidenti Erdogan priti gjithashtu në takime të ndara themeluesin dhe drejtuesin e Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Kudret Ozersay dhe Kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel.

Takimet u realizuan pa praninë e gazetarëve.



Lajme të ngjashme