Ankara - Gjykata e Krimeve të Rënda arreston planfikuesin e sulmit në Reyhanli

Arrestohet Yusuf Nazik, planifikues i sulmeve me bomba në vitin 2013 në nënprefekturën Reyhanli të Hatayit, ku humbën jetën 53 persona dhe i cili ishte ndaluar para pak kohësh në Siri nga ana e Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT).

Pas procedurës në polici Nazik u soll në Gjykatën e Ankarasë, ku mbrëmë u gjykua në Gjykatën e 9-të Penale për Krime të Rënda të Ankarasë për sulmet në Reyhanli.

Sipas procesverbalit, gjykimi u mbajt prapa dyerve të mbyllura për shkaqe të sigurisë, ndërsa në seancën gjyqësore të pranishëm ishin avokati i Nazikut, i caktuar nga Shoqata e Avokatëve dhe avokatët e disa ankuesve.

Mbrojtja e të pandehurit dhe procesi gjyqësor u gjirua me kamera.

I pandehuri Nazik pas mbrojtjes së tij u arrestua me vendimit e trupit gjykues dhe me kërkesë të prokurorit Çinar Say.

Sipas informatave të marra Nazik deklaroi se gjatë sulmit në Reyhanli ka bashkëpunuar me Nasir Eskiocak, i cili gjithashtu u dënua me burgim të rëndë të përjetshëm.

Nazik pretendoi se ishte i njoftuar për bomba dhe përgatitjet për sulm, ndërsa nuk dinte se sulmi do të ndodhë brenda kufijve të Turqisë, por mendonte se sulmi do të kryhet në territoret e kontrolluara nga Ushtria e Lirë Siriane.

“Ne do ti lenim makinat në Reyhanli, një person i shoqëruar nga dy të tjerë do të vinte dhe ti dërgonte këto makina në zonat e kontrolluara nga Ushtria e Lirë Sirane. Unë kam qenë pjesë e planifikimit, por nuk dija se sulmi do të ndodhte në Turqi”, ka thënë Nazik në mbrojtjen e tij.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë bërë përgatitje për sulm në Ankara dhe Konya dhe se ai ishte orientuar nga një kapiten i shërbimit të inteligjencës siriane, me pseudonimin “Haxhi”.

Lajme të ngjashme