Erdoan në Teknofest: Turqia mund të plotësojë 65% të nevojave të saj në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë sot në “Teknofest”, Festivali i Aeronautikës, Hapësirës dhe Teknologjisë së Turqisë dhe i ftoi të gjithë në Aeroportin e Ri të Stambollit (ku po zhvillohet festivali).

Erdoan në Teknofest: Turqia mund të plotësojë 65% të nevojave të saj në industrinë e mbrojtjes
sofuoglu.jpg
erdogan teknofest.jpg
erdogan.jpg
erdogan.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë sot në “Teknofest”, Festivali i Aeronautikës, Hapësirës dhe Teknologjisë së Turqisë dhe i ftoi të gjithë në Aeroportin e Ri të Stambollit (ku po zhvillohet festivali).

Gjatë vizitës në manifestimin e TEKNOFEST në Stamboll Presidenti Erdoan deklaroi se Turqia mund të prodhojë vetë 65 për qind të nevojave të saj të industrisë së mbrojtjes.

"Për sa kohë që mbetemi vetëm përdorues të teknologjisë, ne nuk mund të garantojmë lirinë tonë në asnjë fushë", shtoi Erdoan.

Pjesëmarrjen e tij në këtë organizim gjigand presidenti turk e kishte njoftuar nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social, Twitter, Erdoan ku kishte shkruar: "Nesër do të jem në TEKNOFEST për të jetuar emocionet e “Objektivit Kombëtar të Teknologjisë" së bashku me rininë tonë. Pres në Aeroportin e Ri të Stambollit të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre”.

Festivali, i cili filloi në datën 20 shtator do të vazhdojë deri ditën e diel më 23 shtator.



Lajme të ngjashme