Turqia do të vazhdojë aktivitetin e saj antiterrorist në Siri

Në mbledhjen që mbajti të enjten vonë Këshilli i Sigurisë Kombëtare vuri theksin në rëndësinë e marrëveshjes së arritur me Rusinë për ndalimin e sulmeve kundër zonës së çtensionuar në qytetin Idlib të Sirisë.

Mbledhja u mbajt në Kompleksin Presidencial nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Pas mbledhjes u publikua një komunikatë.

“Në mbledhje u theksua rëndësia e marrëveshjes së arritur me Rusinë për ndalimin e sulmeve kundër zonës së çtensionuar në qytetin Idlib të Sirisë”, thuhet në këtë komunikatë.

Pasi vë në dukje rëndësinë e spastrimit të Sirisë nga terrorizmi, komunikata vazhdon kështu: “Në mbledhje u konfirmua vendosmëria e Turqisë për të vazhduar aktivitetin e saj në rritje për të spastruar nga terrori edhe rajonet e tjera të Sirisë. I është bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përmbushë përgjegjësitë e tij politike dhe humanitare më shpejt dhe në mënyrë efektive në zgjidhjen e krizës siriane”.

Turqia pret që udhërrëfyesi i dakorduar për pastrimin e Menbixhit nga organizata terroriste, të vazhdojë të zbatohet me përpikëri, vijon komunikata.

“Nxjerrja para drejtësisë turke e terroristëve të kapur jashtë shtetit tregon vendosmërinë e Turqisë në këtë drejtim, këto operacione do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”,- paralajmëron gjithashtu komunikata e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Lajme të ngjashme