Ankara – Hapet Qendra e Shëndetit Mendor për refugjatët dhe të shpërngulurit

Në kuadër të Programit për Rritjen e Qasjes së Refugjatëve në Shërbimet Shëndetësore Private, në Ankara u përurua të enjten Qendra e Shëndetit Mendor, e dyta në Turqi pas asaj në provincën kufitare Gaziantep...

ankara multeciler ruh sagligi merkezi.jpg
ankara multeciler ruh sagligi merkezi1.jpg
christian berger.jpg

Në kuadër të Programit për Rritjen e Qasjes së Refugjatëve në Shërbimet Shëndetësore Private, në Ankara u përurua të enjten Qendra e Shëndetit Mendor, e dyta në Turqi pas asaj në provincën kufitare Gaziantep.

Qendra në fjalë, hapur në Komunën Altindag të kryeqytetit turk, do të menaxhohet nën kontrollin e Zyrës për Turqinë të Unionit të Organizatave të Kujdesit Mjekësor dhe Ndihmës (UOSSM), e cila financohet nga Bashkimi Evropian përmes organizatës humanitare “Relief International” (RI).

Në këtë qendër klinike për rehabilitimin psikologjik të fëmijëve dhe të rriturve do të punojnë 20 aktivistë ekspertë nga UOSSM-ja.

Gjatë fjalës së rastit në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Shëndetit Mendor në Ankara, kreu i Delegacionit të BE-së në Turqi, ambasadori Christian Berger, shprehu mirënjohje për përpjekjet humanitare të Turqisë duke rikujtuar se në këtë vend jetojnë dhe marrin shërbime rreth 3,5 milionë refugjatë.

Pasi vuri në pah se BE-ja vazhdon të konstatojë nevojat që duhet të plotësohen nga shoqëria ndërkombëtare për refugjatët dhe të shpërngulurit në Turqi, Christian Berger tha se ato më kryesoret janë në fushën e arsimit, shëndetësisë, rehabilitimit dhe ndihmës sociale.

“Rreth 20 për qind e këtyre njerëzve kanë çrregullime psikike të theksuara. Ata vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Kjo qendër e shëndetit mendor është më se e rëndësishme për t’i bërë sirianët dhe shoqërinë më të qëndrueshëm. Kjo shtresë me rëndësi për ne përbën një kosto që rëndon mbi sistemet turke të arsimit dhe shëndetit mendor. Ne falënderojmë dhe vlerësojmë lart Turqinë për gjithë këto shërbime që ofron për sirianët”, u shpreh kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Ankara.

Kurse ambasadori i Francës në kryeqytetin turk, Charles Fries, bëri me dije se Qendra e Shëndetit Mendor, hapur falë përpjekjeve të organizatave të shoqërisë civile, është unike për llojin e saj në Ankara.

Pas fjalimeve të rastit, të pranishmëve iu prezantua një video me opinionet e psikologëve dhe psikiatërve të Qendrës së Shëndetit Mendor në Gaziantep, e cila shërben gjithashtu në kuadër të së njëjtit programi.

Zyrtarët turq dhe evropianë njoftuan se një tjetër qendër e shëndetit mendor për refugjatët do të hapet së afërmi edhe në Stamboll.



Lajme të ngjashme