Erdogan do të marrë pjesë në mbledhjet e OKB-së

Javën e ardhshme fillojnë punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke mbledhur në Nju-Jork të ShBA-së liderët botërorë.

Erdogan do të marrë pjesë në mbledhjet e OKB-së

Në sesionin e sivjetmë do të marrin pjesë më shumë se 140 kryetarë shtetesh dhe qeverish. Mbledhjet e nivelit të lartë do të fillojnë më 25 shtator dhe Turqinë do ta përfaqësojë Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Kryetari i Shtetit të Rusisë Vladimir Putin, Presidenti i Kinës Shi Xinping dhe kancerlarja gjermane Angela Merkel këtë vit nuk do të marrin pjesë. Këto vende do të përfaqësohen në nivelin e ministrave.

Në mesin e liderëve të tjerë që nuk do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është edhe ajo e Mianmarit, Aung San Suu Çii, e cila vazhdon të ruajë heshtjen përballë krimeve njerëzore që bëhen ndaj myslimanëve të Arakanit, pavarësisht reagimeve dhe thirrjeve që vijnë nga shoqëria ndërkombëtare.

Tema e mbledhjeve të OKB-së për këtë vit është caktuar: “Një OKB për të gjithë: Lidership Global dhe Përgjegjësi të Përbashkëta për Komunitete Paqësore, të Ndershme dhe të Qëndrueshme”.

Në shtator të çdo viti liderët takohen në selinë e OKB-së dhe kërkojnë zgjidhje diplomatike për problemet globale si dhe gjejnë mundësinë të sqarojnë politikat e vendeve të tyre.

Në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshmet ë OKB-së do të trajtohen shumë çështje, duke filluar që nga kriza siriane, e deri tek myslimanët e Arakanit, nga tarifat e reja doganore të ShBA-së e deri tek problemi palestinez, që nga ndryshimi i klimës e deri tek problemi i refugjatëve.

Presidenti Erdoan fjalimin do ta mbajë ditën e parë të mbledhjeve.

Fjalimet e liderëve drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të fillojnë në 25 shtator dhe mbarojnë më 1 tetor.



Lajme të ngjashme