Turqia përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes paqësore midis Eritresë dhe Etiopisë

Në një komunikatë me shkrim të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përshëndetet nënshkrimi i marrëveshjes së paqes mes dy vendeve afrikane.

1051565
Turqia përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes paqësore midis Eritresë dhe Etiopisë

Turqia priti me kënaqësi marrëveshjen e paqes të nënshkruar mes Etiopisë dhe Eritresë.

Në një komunikatë me shkrim të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, thuhet se “Turqia përshëndet nënshkrimin e një marrëveshjeje paqësore midis Eritresë dhe Etiopisë nga Presidenti i Eritresë, Isaia Afwerki dhe Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed më 16 shtator 2018, në qytetin Xhide të Arabisë Saudite, duke synuar normalizimin e marrëdhënieve të tyre të ndërprera që nga viti 1998. Ne besojmë se kjo marrëveshje paqeje, e cila do të kontribuojë për prosperitetin dhe mirëqenien e popujve të Etiopisë dhe Eritresë, do të shërbejë gjithashtu për paqen dhe stabilitetin në Afrikën Lindore”.

Pas shpalljes së pavarësisë së Eritresë nga Etiopia në vitin 1993 mes dy vendeve shpërtheu një luftë e cila vazhdoi mes viteve 1998-2000 për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kufirit. Në këtë luftë kanë humbur jetën dhjetëra mijëra persona.

Tensioni mes dy vendeve vazhdoi pasi Etiopia refuzoi të tërhiqet nga disa zona kontestuese pas nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2000 në Algjeri.    

Pas vizitave reciproke të liderëve të Etiopisë dhe Eritresë të zhvilluara në korrik, tensionimi filloi të zbutet dhe u hodhën firmat në Deklaratën e Përbashkët të Paqes dhe Miqësisë. Me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes u vendos të rihapen në mënyrë reciproke edhe ambasadat mes dy vendeve.



Lajme të ngjashme