Ankaraja mirëpret sot ministerialin Turqi-Jordani

Turqia dhe Jordania sot do të mbajnë "Takimin e Përbashkët të Katër Ministrave" në kryeqytetin Ankara.

Ankaraja mirëpret sot ministerialin Turqi-Jordani

Turqia dhe Jordania sot do të mbajnë "Takimin e Përbashkët të Katër Ministrave" në kryeqytetin Ankara.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ministrja e Tregtisë e Turqisë, Ruhsar Pekcan, ministri i Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi dhe ministri i Industrisë, Tregtisë dhe Furnizimit të Jordanisë, Tariq Hammouri do të takohen në kuadër të “Takimit të Përbashkët të Katër Ministrave”.

Gjatë takimit ministrat e dy vendeve do të bisedojnë në lidhje me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis Turqisë dhe Jordanisë (FTA), dhe të diskutojnë marrëdhëniet bilaterale si dhe do të shkëmbejnë mendimet në lidhje me zhvillimet rajonale.



Lajme të ngjashme