Ushtria turke neutralizon 46 terroristë gjatë operacioneve të javës së fundit

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka bërë me dije se gjatë operacioneve të javës së fundit në kuadër të sigurisë së brendshme janë neutralizuar 46 terroristë, 2 prej të cilëve të ashtuquajtur anëtarë të kuadrit të lartë...

Ushtria turke neutralizon 46 terroristë gjatë operacioneve të javës së fundit

Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë pa ndërprerje operacionet brenda dhe jashtë vendit kundër organizatës separatiste terroriste, PKK.

Në sulmet ajrore të ndërmarra në provincat turke Shërnak e Bitlis, si dhe në veri të Irakut, janë neutralizuar 9 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke ndau me publikun përfundimet e operacioneve ajrore të 16 dhe 17 shtatorit.

Sipas komunikatës së shkruar të Shtatmadhorisë, 5 terroristë që po bënin përgatitje për të sulmuar bazat ushtarake turke, u neutralizuan me anë të sulmeve ajrore në zonat rurale të Shërnakut në Turqi dhe në zonat malore të Hakurkut në veri të Irakut.

Kurse në operacionin e realizuar në zonat rurale të Bitlisit në Turqi dhe në zonat malore të Zapit në veri të Irakut u neutralizuan 4 terroristë të tjerë.

Ushtria turke nënvizon se operacionet në zonat e lartpërmendura vazhdojnë ende.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka bërë me dije se gjatë operacioneve të javës së fundit në kuadër të sigurisë së brendshme janë neutralizuar 46 terroristë, 2 prej të cilëve të ashtuquajtur anëtarë të kuadrit të lartë.



Lajme të ngjashme