Turqia uron 100-vjetorin e çlirimit të Bakusë, Kryeqyteti i Azerbajxhanit

Ushtria Islame e Kaukazit dhe ky përvjetor kuptimplotë përbën një prej gurëve më të rëndësishëm kilometrikë të momentit të fatit të përbashkët të Turqisë dhe Azerbajxhanit, që mishërohen nëpërmjet parimit "dy shtete.

Turqia uron 100-vjetorin e çlirimit të Bakusë, Kryeqyteti i Azerbajxhanit

Turqia publikoi një mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të çlirimit të Bakusë, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

“Ne urojmë përvjetorin e çlirimit të Bakusë dhe përkujtojmë me respekt, mirënjohje dhe rahmet 1 mijë e132 dëshmorët tanë, që sakrifikuan jetën e tyre për këtë kauzë së bashku me vëllezërit tanë azerbajxhanas që ranë dëshmorë për hir të atdheut të tyre" shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në deklaratë rikujtohet se sot festohet 100-vejtori i Çlirimit të Bakusë, e cila u çlirua nën pararojën e Ushtrisë Islame të Kaukazit e komanduar nga Nuri Killigil Pashai, dërguar nga Perandoria Osmane me kërkesën e bërë nga Azerbajxhani më 15 shtator, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Azerbajxhanit.  

Ushtria Islame e Kaukazit dhe ky përvjetor kuptimplotë përbën një prej gurëve më të rëndësishëm kilometrikë të momentit të fatit të përbashkët të Turqisë dhe Azerbajxhanit, që mishërohen nëpërmjet parimit "dy shtete, një komb” shkruhet në deklaratë.

“Çlirimi i Bakusë në atë periudhë hapi rrugën për transferimin e kryeqytetit nga Genxhe në Baku dhe siguroi integritetin territorial të Azerbajxhanit. Kjo siguroi edhe vendosjen e themelit për kufijtë e sotëm të Azerbajxhanit. Përvjetori i kësaj fitoreje të madhe, të fituar nga Ushtria Islame e Kaukazit, e përbërë nga ushtarë të përzgjedhur dhe dërguar në Azerbajxhan në muajt e fundit të Luftës së Parë Botërore, zë një vend të veçantë si një simbol i vëllazërimit dhe solidaritetit mes Turqisë dhe Azerbajxhanit” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas kësaj deklarate, në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast me pjesëmarrje të Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, do të marrin pjesë edhe njësitë e Forcave të Armatosura Turke dhe Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit.



Lajme të ngjashme