Turqia katërfishon ndihmat për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt

Zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Liban, Huda Saeebi tha se Turqia ka katërfishuar kontributet e saj për agjencinë pas reduktimit financiar nga Uashingtoni.

Turqia katërfishon ndihmat për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt

Zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Liban, Huda Saeebi tha se Turqia ka katërfishuar kontributet e saj për agjencinë pas reduktimit financiar nga Uashingtoni.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Saeebi shpjegoi përpjekjet e UNRWA-s për t'u përballur me krizën aktuale financiare të shkaktuar nga vendimi i SHBA-së.

"Ka institucione që ofrojnë fonde nga zekati (bamirësia) dhe vende që kanë rritur ndihmën e tyre për agjencinë, si Turqia, e cila ka rritur kontributin e saj katërfish", tha ajo.

Zëdhënësja nuk dha shifra konkrete lidhur me pjesëmarrjen e madhe të kontributit turk apo normës disa herë më të lartë, por gjithashtu i referohet edhe një "fushate popullore" të organizuar në Turqi për të ndihmuar UNRWA-në.

Duke shprehur vlerësimin e agjencisë së saj për "përpjekjet e vendeve donatore", Saeebi theksoi se "UNRWA ka përjetuar një krizë financiare të pashembullt në historinë e saj, pasi ne kurrë nuk kemi hasur në rrethana të tilla financiare".

"Aktualisht me fondet që kemi në dispozicion janë të mjaftueshme për shërbimet e UNRWA-së deri në fund të shtatorit dhe aktualisht kemi një deficit prej 217 milionë dollarë", paralajmëroi Saeebi.

"Nëse nuk mund ta përmbushim këtë deficit deri në fund të këtij viti, të gjitha shërbimet e UNRWA-së do të jenë në rrezik, si ato arsimore, mjekësore apo sociale", tha ajo.

Më 31 gusht, Uashingtoni ndaloi të gjitha fondet e veta për UNRWA-në, ku SHBA deri më tani ishte kontribuuesi më i madh.

Themeluar në vitin 1949, UNRWA ofron ndihmë emergjente për refugjatët palestinezë në zonën e bllokuar të Gazës, Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, në Jordani, Liban dhe Siri. (AA)

 


Lajme të ngjashme