Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavushollu: Turqia mban qëndrim të qartë dhe të pandryshueshëm për çështjen e Sirisë

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) theksoi se politikën më të qartë dhe të parashikueshme për çështjen e Idlibit e ndjek Turqia dhe nënvizoi se ajo kërkon paqen dhe zgjidhjen politike në Siri.

Çavushollu: Turqia mban qëndrim të qartë dhe të pandryshueshëm për çështjen e Sirisë

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) theksoi se politikën më të qartë dhe të parashikueshme për çështjen e Idlibit e ndjek Turqia dhe nënvizoi se ajo kërkon paqen dhe zgjidhjen politike në Siri.

Pas zgjedhjeve të Përgjithshme në Pakistan, Ministri Çavushollu shkoi në Islamabad dhe u takua me homologun Shah Mahmud Kurejshi, ku në konferencën e përbashkët për shtyp bëri deklarata të rëndësishme për çështjen e Sirisë.

Ai tha se Turqia përpiqet shumë për zgjidhjen e çështjes së Sirisë dhe shtoi: “Për çështjen e luftës kundër organizatave terroriste ne jemi gati të bashkëpunojmë me të gjithë por nuk është njerëzore dhe nuk është e drejtë që në emër të luftës me organizatat terroriste, pa bërë diferencim, të vriten në mënyrë të tillë civilë, gra e fëmijë. Në mënyrë të tillë nuk mund të sillet paqja dhe qetësia”.    

Ministri Çavushollu tha se për zgjidhjen e çështjes, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të takohen ditën e hënë për të biseduar për çështjen e Idlibit.

Pas deklaratës së Çavushollu edhe Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov deklaroi se Erdoan dhe Putin do të takohen në qytetin Soçi të Rusisë në 17 shtator dhe për këtë janë bërë të gjitha përgatitjet.

Erdoan dhe Putin për herë të fundit, përsëri me agjendë Sirinë, ishin takuar në samitin në Teheran dhe kishin zhvilluar një samit tresh së bashku me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani dhe pas kësaj kishin dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 


Lajme të ngjashme