Erdogan publikon mesazh për 737 vjetorin e vdekjes së Ertugrul Gazi-t

Turqia shënoi 737 vjetorin e vdekjes së Ertugrul Gazi-t, babait të themeluesit të Shtetit Osman.

Erdogan publikon mesazh për 737 vjetorin e vdekjes së Ertugrul Gazi-t

Turqia sot shënoi 737 vjetorin e vdekjes së Ertugrul Gazi-t, babait të themeluesit të Shtetit Osman.

Me këtë rast edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh, ku tha se lufta e Ertugrulit është shembulli më i mirë i arritjes së një kombi që është i bashkuar.

"Angazhohemi ditë e natë për siguri, paqe, mirëqenie dhe ardhmëri për të gjithë vëllezërit dhe motrat në vendin tonë por edhe në rajon dhe pjesën tjetër të botës", tha Erdogan.

Të pranishmëve në manifestimin qendror në Bilecek iu drejtua kryeparlamentari turk Binali Yıldırım.

Ai tha se "Turqia do të parandalojë të gjitha operacionet dhe lojërat që janë drejtuar kundër ekonomisë sonë".

"Të gjithë miqtë dhe armiqtë tanë le të dinë se do të shkatërrojmë të gjitha operacionet dhe lojërat e drejtuar kundër valutës dhe ekonomisë sonë. Është e vështirë, por me siguri se drejtësinë e të fuqishmëve do ta zëvendësojë drejtësia e atyre që janë në rrugën e drejtë", tha ai.

Yıldırım po ashtu tha se Turqia nuk do të dorëzohet në duart e tradhtarëve siç janë terroristët e PKK-së dhe FETO-s.

"Ka nga ata që duan të ndajnë vendin tonë, të copëtojnë dhe në mes nesh të fusin intriga. Bëjnë çmos për të na dobësuar dhe këtë e bëjnë nën petkun e arsyeve ekonomike, shoqërore dhe politike. Çfarë do që bëjnë kurrë nuk do t'ia dalin të nënshtrojnë Turqinë" tha Yıldırım. (AA)



Lajme të ngjashme