Erdogan: Armët kimike në Siri janë një pretekst i verbër

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tërhoqi vëmendjen tek drama njerëzore dhe fluksi i emigrantëve që do të krijonte një operacion i mundshëm në qytetin Idlib të Sirisë dhe shtoi: “Turqia nuk duhet të paguaj për këtë”.

Erdogan: Armët kimike në Siri janë një pretekst i verbër

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tërhoqi vëmendjen tek drama njerëzore dhe fluksi i emigrantëve që do të krijonte një operacion i mundshëm në qytetin Idlib të Sirisë dhe shtoi: “Turqia nuk duhet të paguaj për këtë”.

Presidenti Erdoan bëri vlerësime për gazetarët gjatë kthimit me avion nga Samiti treshë Turqi-Iran-Rusi, zhvilluar në datën 7 shtator në Teheran, kryeqytetin e Iranit dhe nënvizoi se theksimi për armëpushim u pasqyrua në deklaratën e përbashkët me një gjuhë diplomatike.

Ai shprehu besimin se do të marrin një rezultat pozitiv në lidhje me çështjen e Idlibit dhe theksoi rëndësinë e konsensusit për çështjen e vazhdimit të armëpushimit.  

Ai tërhoqi vëmendjen tek drama njerëzore dhe fluksi i emigrantëve që do të krijonte një operacion i mundshëm në qytetin Idlib dhe nënvizoi se Turqia nuk duhet të paguaj për këtë.

Ai reagoi edhe në lidhje me pretendimet se në Idlib do të përdoren armë kimike duke vlerësuar se “arma kimike është një pretekst i verbër”.

“Qëndrimi vetëm mbi kërcënimin e armëve kimike nuk është një qasje e drejtë për të shpërfillur vdekjet e shkaktuara nga armët konvencionale” u shpreh presidenti Erdoan duke nënvizuar se në këtë çështje Rusisë i takon një detyrë e madhe.

Erdoan kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me YPG-në, zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri dhe theksoi se udhëheqja amerikane sheh nga tribuna ngjarjet në Siri.

Ai bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk e mbajtën premtimin e bërë për Menbixhin, “ushqejnë organizatën terroriste me naftë”.   

Presidenti Erdoan mbylli edhe dyert në çështjen e bashkëpunimit me udhëheqjen aktuale në Siri.

Ai nënvizoi se në 14 shtator në Stamboll do të takohen përfaqësuesit e Turqisë, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë dhe pas kësaj mund të zhvillohet një samit i liderëve (të këtyre vendeve).

Ai u shpreh gjithashtu se me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin mund të bisedojë edhe një herë pas vizitës në Gjermani.

Erdoani bëri të ditur se Turqia është ftuar në stërvitjen e Rusisë me Kinën, Vostok-2018.

Detajet për këtë u bënë publike nga ana e Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, i cili shoqëroi presidentin turk gjatë vizitës në Iran.

Ministri Akar bëri të ditur se ka filluar etapa detare e stërvitjes dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndjekin nga afër këtë stërvitje për këtë arsye ajo ka një rëndësi të madhe.

 


Lajme të ngjashme