Maas: Turqia, një partner i rëndësishëm strategjik për Bashkimin Evropian

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se është e qartë se Ankaraja është një partner i rëndësishëm strategjik për Bashkimin Evropian (BE)...

Maas: Turqia, një partner i rëndësishëm strategjik për Bashkimin Evropian

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi se është e qartë se Ankaraja është një partner i rëndësishëm strategjik për Bashkimin Evropian (BE).

Në një prononcim për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Maas tha se Turqia është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me BE-në, ndërsa shtoi se vizita që zhvilloi në Turqi është një fillim për këtë.

I pyetur nëse ka ndonjë synim në Bruksel për t'i dhënë një shtysë të re negociatave për anëtarësimin e Turqisë, shefi i diplomacisë gjermane theksoi se varet nga zhvillimet në Turqi, se si do të trajtësohen marrëdhëniet në të ardhmen.

"Është e qartë se Ankaraja është një partner i rëndësishëm strategjik për BE-në", tha ministri gjerman.

Ai vuri në pah se me Turqinë duhet të zhvillohen sërish bisedime konstruktive, ku do të potencohen hapur çështjet kritike dhe se në bisedime aktualisht në plan të parë janë tema si Siria dhe të tjera.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se këto ditë ka qenë i ngarkuar me të ardhmen e njerëzve në Siri, Maas tha se Rusia këtu është një faktor kryesor, por se edhe Turqia mund të luajë një rol.

"Është e dhimbshme mosparandalimi i katastrofave njerëzore në Siri. Po zhvillohen aktivitete diplomatike intensive që në Idlib të mos ndodhë një fatkeqësi e madhe", përfundoi Maas. / AA



Lajme të ngjashme