Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia mirëpret vendimin e Paraguait për të rikthyer ambasadën në Tel-Aviv

Turqia ka përshëndetur vendimin e Paraguait për të rikthyer në Tel-Aviv ambasadën e tij në Izrael, të cilën e kishte transferuar në Jerusalem rreth 4 muaj më parë...

Turqia mirëpret vendimin e Paraguait për të rikthyer ambasadën në Tel-Aviv

Turqia ka përshëndetur vendimin e Paraguait për të rikthyer në Tel-Aviv ambasadën e tij në Izrael, të cilën e kishte transferuar në Jerusalem rreth 4 muaj më parë.

Paraguai hoqi dorë nga partneriteti në këtë nismë që shkaktoi një kaos të madh.

Ministri i Punëve të Jashtme të Paraguait, Luis Alberto Castiglioni, njoftoi të enjten se ambasada e vendit të tij në Izrael, transferuar në Jerusalem gjatë muajit maj të këtij viti, do të rikthehet sërish në kryeqytetin Tel-Aviv.

“Paraguai dëshiron të kontribuojë në intensifikimin e përpjekjeve diplomatike rajonale për të siguruar një paqe të gjerë, të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, deklaroi mes të tjerash ministri Castiglioni.

Ndërsa qeveria izraelite nuk e vonoi kundërpërgjigjen ndaj këtij zhvillimi.

“Do të mbyllim ambasadën tonë në Paraguai dhe do të thërrasim ambasadorin për konsultime”, thuhet në një komunikatë të shkruar të Zyrës së Kryeministrit të Izraelit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu filluan të ushtrojnë presion ndaj shtetit amerikanojugor.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, i telefonoi Kryetarit të Shtetit të Paraguait, Mario Abdo Benitez, të cilit i kërkoi që të mos tërhiqet nga vendimi i mëparshëm.

Por lideri paraguaian theksoi vendosmërinë e shtetit të tij për të rikthyer ambasadën në Tel-Aviv.

Ky vendim i Paraguait është përgëzuar dhe mirëpritur nga Turqia.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij paraguaian, Luis Alberto Castiglioni, të cilin e falënderoi për këtë vendim të drejtë të vendit amerikanolatin.

Çavusoglu vuri në pah gjithashtu se ky vendim i Paraguait do të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez.

Vendimi i qeverisë paraguaiane është mirëpritur po ashtu nga Organizata e Bashkëpunimit Islam dhe Liga Arabe.

Më datë 21 maj 2018, SHBA-ja transferoi ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem duke rrezikuar shpresat për paqe në Lindjen e Mesme.

Ndërsa Guatemala dhe Paraguai ishin dy shtete që iu patën bashkuar këtij provokimi.



Lajme të ngjashme