Turqia paralajmëron Rusinë për rrezikun serioz në Idlib

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavushollu, gjatë një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara me homologun e tij gjerman, Heiko Mass, tha se bashkëfolësve rusë u kishin përcjellë dënimin që u bën Turqia sulmeve në Idlib të Sirisë.

Turqia paralajmëron Rusinë për rrezikun serioz në Idlib

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se i kanë bërë të ditur Rusisë se nuk i vlerësojnë si të drejta sulmet në rajonin Idlib të Sirisë.

Çavushollu u takua me homologun e tij gjerman, Heiko Mass, i cili po realizon një vizitë pune në Ankara.

Pas takimit të dy ministrat organizuan një konferencë të përbashkët shtypi.

Sulmet që po bëhen për 2 ditë në rajonin e Idlibit synojnë “kapjen” e këtij rajoni, vuri në dukje Çavushollu, ndërsa shtoi se po bëjnë përpjekje për vendosjen e armëpushimit.

Bashkëfolësve tanë rusë ne u kemi komunikuar se i vlerësojmë të gabuara këto sulme, që bëhen në prag të samitit tresh që do të mbahet nesër në kryeqytetin e Iranit, Teheran, tha ministri Çavushollu.

“Kurse operacioni në Idlib do të ishte një katastrofë, theksoi ai, duke vënë në dukje nevojën e ruajtjes së statusit të këtushëm si “rajone çtensionimi”.

Kurse ministri mysafir Maas nënvizoi se vendi i tij i jep të drejtë Turqisë në shqetësimet e saj lidhur me Idlibin.

Duhet penguar një dramë e re humanitare ne rajon,- tha Maas, duke shtuar se ata e mbështesin samitin e Teheranit.

Në samitin e Teheranit, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bashkë me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe nikoqirin e samitit Ruhani do të bisedojnë për zhvillimet e fundit në Siri me theks të veçantë ato në Idlib.

 


Lajme të ngjashme