Forumi i “TRT World” ofron kontribut në gjetjen e zgjidhjeve për problemet globale

Forumi i “TRT World”do të zhvillohet në datat 3-4 tetor me temën: “Të Mendosh Përsëri për Paqen dhe Sigurinë në Një Botë të Shkatërruar”...

Forumi i “TRT World” ofron kontribut në gjetjen e zgjidhjeve për problemet globale

Forumi i “TRT World” do të zhvillohet në datat 3-4 tetor me temën: “Të Mendosh Përsëri për Paqen dhe Sigurinë në Një Botë të Shkatërruar”.

Sipas deklaratës së kanalit televiziv në anglisht, “TRT World”, të Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), tradita e forumit të filluar nga TRT-ja vitin e kaluar me qëllim gjetjen e zgjidhjes globale për problemet aktuale, kulturore, politike, ekonomike dhe sociale, edhe këtë vit vazhdon të bëjë dritë mbi problemet globale.

Në forumin që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e mbi rreth 600 politikanë të nivelit të lartë, biznesmenë, akademikë, aktivistë, gazetarë, opinionistë, intelektual dhe politikëbërës nga shumë vende të botës, gjatë dy ditëve do të diskutohen çështjet e botës.

Me qëllim ofrimin e kontributit në diskutimet mbi paqen dhe sigurinë në forum ndër pjesëmarrësit janë edhe ish-Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Jack Straw, Kryetari i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende, Ish-Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç, Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, gazetari i njohur Rageh Omaar, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Thomson Reuters, Monique Villa dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani.

Në Forumin e “TRT World” me mbledhjet e tryezës së rrumbullakët dhe paneleve dhe seancave speciale do të qëndrohet mbi rrugët për të shqyrtuar në mënyrë dhe paqësore mangësitë aktuale në konstruktin aktual të rregullit global dhe tendencat shkatërruese.   

Në deklaratë zë vend edhe opinioni i Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së, Ibrahim Eren, i cili bën të ditur se tema e Forumit të “TRT World” për këtë vit krijon një udhëkryq kritik për ndryshimet në peizazhet ekonomike dhe gjeostrategjike që zënë vend në horizont për sigurinë globale.

Ai tha se pas realizimit me sukses të forumit të parë vitin e kaluar, ky forum filloi të pranohet si një nga mbledhjet më prestigjoze dhe me profilin më të lartë të tërë rajonit.

“Në Forumin e 'TRT World', që planifikojmë të realizojmë rregullisht çdo vit, duke sipërmarrë përgjegjësinë për të ndjekur me të gjitha detajet dhe në mënyrë asnjanëse krizat që kanë për temë njeriun, synojmë të krijojmë ndërgjegjësim ndaj problemeve që zënë vend në rendin botëror. Duke bashkuar të gjithë liderët specialistë të opinionit në fushë të caktuar nga të katërta anët e botës krijuam një platformë që do të jetë pararojë në prodhimin e zgjidhjeve dhe ndërmarrjes së veprimit në lidhje me rendin global. Forumi i TRT World, ku do të analizohen thellësisht temat globale, fton fjalimbajtësit profesionalë të zhvillojnë një mendim dhe strategji të përbashkët” tha Ibrahim Eren.     



Lajme të ngjashme