Maas: Qëndrimi i Turqisë për Sirinë, me rëndësi përcaktuese

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi të hënën vonë se qëndrimi i Turqisë në lidhje me Sirinë ka rëndësi përcaktuese...

Maas: Qëndrimi i Turqisë për Sirinë, me rëndësi përcaktuese

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, deklaroi të hënën vonë se qëndrimi i Turqisë në lidhje me Sirinë ka rëndësi përcaktuese.

Heiko Maas theksoi gjatë një konference për shtyp se pika kryesore e agjendës së vizitës, që ai planifikon të realizojë në Turqi më 5 dhe 6 shtator, do të jetë situata në provincën Idlib të Sirisë.

“Ne do të bëjmë çdo gjë për të parandaluar fatkeqësinë humanitare në Idlib. Kjo do të jetë një çështje shumë e rëndësishme e vizitës që unë do të zhvilloj në Turqi këtë javë, të mërkurën dhe të enjten”, tha ai në përgjigje të interesit të gazetarëve.

Shefi i diplomacisë gjermane vuri në pah se Ankaraja është një partnere jashtëzakonisht e rëndësishme për sa i takon Idlibit.

“Qëndrimi i Turqisë ka rëndësi përcaktuese për ato çfarë Rusia dhe, rrjedhimisht, regjimi i Esadit do të bëjnë në të ardhmen”, u shpreh ministri gjerman i Punëve të Jashtme.

Maas paralajmëroi gjithashtu se situata në Idlib është “shumë, shumë serioze” dhe se zgjidhja ushtarake do të shkaktonte katastrofë humanitare në rajon.



Lajme të ngjashme