Forcat Ajrore Turke neutralizojnë 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Operacionet anti-terroriste të Forcave të Armatosura të Turqisë vazhdojnë pa ndërprerë.

Forcat Ajrore Turke neutralizojnë 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Në operacionet anti-terroriste të ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Turqisë ndaj zonës Gara në veri të Irakut janë neutralizuar 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Operacionet anti-terroriste të Forcave të Armatosura të Turqisë vazhdojnë pa ndërprerë.

Sipas deklaratës së bërë nga Ushtria Turke dje Forcat Ajrore Turke ndërmorën operacione ndaj zonën Gara në veri të Irakut.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se “Si rezultat i operacioneve ajrore të ndërmarra ndaj zonës Gara në veri të Irakut më 3 shtator 2018 janë neutralizuar 3 terroristë të PKK-së, të cilët përgatiteshin të sulmonin njësitë e forcave të sigurisë”.

Vlen të theksojmë se autoritetet turke përdorin shpesh termin “neutralizim” për të nënkuptuar terroristët që janë vrarë, kapur ose dorëzuar gjatë operacioneve të forcave të sigurisë.

 


Lajme të ngjashme