Çavusoglu: Krahas tensionimeve, mes Turqisë dhe Greqisë dialogu është zgjidhje e vetme

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij grek, Nikos Kocias bënë përurimin e godinës së rinovuar të kryekonsullatës të Greqisë në Izmir.

Çavusoglu: Krahas tensionimeve, mes Turqisë dhe Greqisë dialogu është zgjidhje e vetme

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se edhe pse Turqia dhe Greqia herë pas here po përjetojnë tensionime mes tyre ato dialogun e shohin si zgjidhje të vetme për problemet.

Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij grek, Nikos Kocias bënë përurimin e godinës së rinovuar të kryekonsullatës të Greqisë në Izmir.

Të dy ministrat u prononcuan në interes të gazetarëve gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas ceremonisë së përurimit.

Duke vënë në dukje se Turqia dhe Greqia janë dy vende kyçe të historisë që përfaqësojnë dy qytetërime të mëdha, ministri Çavusoglu tha: “Në dy vende ka mesazhe të shumta kulturore. Ne kemi 5 mijë fjalë të përbashkëta që përdorim në gjuhët tona. Të gjitha këto i afrojnë dy popujt tanë. Nganjëherë përjetojmë ditë kur nuk po arrijmë në marrëveshje dhe herë pas here po jetojmë ditë të vështira. Por, ne dialogun dhe bashkëpunimin e shikojmë si rrugë për zgjidhje të problemeve. Dallimet në opinione mes nesh nuk janë sekret”.

Gjatë prononcimit të tij Çavusoglu aludoi në puçistët anëtarët e organizatës terroriste gyleniste FETO, të cilët janë marrë nën mbrojtje në Greqi dhe tha se “Tradhtarët dhe puçistët, të cilët në objektiv kanë marrë Greqinë, nuk do të mund të strehohen në vendin tonë, ne nuk lejojmë strehimin e tyre”.

Ndërkaq ministri grek në deklaratën e tij pretendoi se Greqia është radhitur përkrahë Turqisë gjatë tentativës për grusht shteti.

 


Lajme të ngjashme