Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kotzias për vizitë në Izmir, në fokus marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Greqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, do të takohen të martën me rastin e ceremonisë së përurimit të ndërtesës së rinovuar të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Izmir...

Kotzias për vizitë në Izmir, në fokus marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Greqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, do të takohen të martën me rastin e ceremonisë së përurimit të ndërtesës së rinovuar të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Izmir.

“Zoti Nikos Kotzias, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, do të bëjë një vizitë në Izmir për inaugurimin e ndërtesës së rinovuar të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, më datë 4 shtator 2018. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, zoti Çavusoglu, do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e përurimit. Me këtë rast, të dy ministrat do të kenë një takim për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe”, theksohet në një komunikatë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme