Kirgizi – Përfundon Samiti 6. i Këshillit Turk, Hungaria merr statusin e vëzhguesit

Përfundoi të hënën Samiti 6. i Kryetarëve të Shteteve të Këshillit Turk, organizuar nën presidencën e radhës së Kirgizisë në qytetin Çolpon-Ata...

Kirgizi – Përfundon Samiti 6. i Këshillit Turk, Hungaria merr statusin e vëzhguesit

Përfundoi të hënën Samiti 6. i Kryetarëve të Shteteve të Këshillit Turk, organizuar nën presidencën e radhës së Kirgizisë.

Në komunikatën përfundimtare që u nënshkrua pas samitit të organizuar me temën “Bashkëpunimi Rinor dhe Sporti Kombëtar”, në Qendrën Kulturore “Ruh Ordo” të qytetit Çolpon-Ata, theksohet se ish-ambasadori i Kazakistanit në Teheran, Bagdad Amreyev, është emëruar në postin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit Turk.

Bagdad Amreyev, deklaroi në përgjigje të interesit të gazetarëve se është firmosur komunikata përfundimtare e këtij samiti, e cila përfshin aktivitetet e rëndësishme dhe planin e veprimit e Këshillit Turk për të ardhmen.

“Në samit, Hungaria mori statusin e vëzhguesit. Populli vëlla hungarez beson se rrënjët e tij shtrihen në stepat e mëdha. Dhe kjo është e drejtë. Gjithashtu ne jemi shumë të gëzuar që hungarezët nuk i kanë harruar të parët e tyre”, u shpreh ai duke njoftuar se brenda një kohe të shkurtër do të miratohet edhe anëtarësia e Uzbekistanit, vend pjesëmarrës në këtë samit.

Krahas Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, atij të Kirgizisë, Sooronbay Zheenbekov, të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev dhe të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në samit morën pjesë si të ftuar nderi edhe Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Nga ana tjetër, Presidenti Erdogan përfundoi kontaktet e tij në Kirgizi dhe u nis drejt Turqisë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Manas” i Bishkekut, ku u përcoll nga autoritete zyrtare kirgize dhe trupi diplomatik turk në këtë vend.

Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit turk dhe Zonja e Parë, Emine Erdogan, u shoqëruan nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zumrut Selçuk, ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan, kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Hakan Fidan, zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës, Ibrahim Kalin, si dhe nënkryetari i Partisë për Drejtësi deh Zhvillim (AK Parti), Cevdet Yilmaz.



Lajme të ngjashme