Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri legjislativ në Turqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se i gjithë personeli i gjyqësorit duhet të jenë sanxhak i drejtësisë dhe duhet të zotërojnë guximin për të qëndruar të fortë në këmbë ndaj çdo lloj kushtesh dhe situatash.

Në mesazhin e publikuar me rastin e vitit të ri legjislativ Presidenti Erdoan bëri të ditur se i gjithë personeli i gjyqësorit është i detyruar të zgjedhë superioritetin e ligjit.  

“I gjithë personeli i gjyqësorit duhet të jetë flamurtar i drejtësisë dhe duhet të zotërojë guximin për të qëndruar i fortë në këmbë ndaj çdo lloj kushtesh dhe situatash. Jemi të vendosur të forcojmë funksionimin e një gjyqësori të pavarur dhe asnjanës në terma realë, që përcakton qëllimet e synuara për vazhdimin e unitetit, fuqisë dhe paqes së popullit”.

Ai shtoi gjithashtu se sistemi presidencial do të kontribuojë në zhvillimin, forcimin, pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Lajme të ngjashme