Erdogan: Do të zgjerojmë marrëdhëniet me Kirgizinë duke eliminuar hijen e FETO-s

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se janë të vendosur të zhvillojnë marrëdhëniet e Turqisë me Kirgizinë, veçanërisht duke i shkëputur ato nga hija e organizatës terroriste FETO.

Erdoani në Universitetin Manas në kryeqytetin Bishkek të Kirgizisë u nderua me titullin "Doctor Honoris Causa" (Doktor Nderi).

Në fjalimin e rastit, Presidenti Erdoan tha se FETO është një organizatë tradhtare dhe shtoi: “Ju (kirgizët) jeni vëllezërit tanë. Ata që bënë puç tek ne më 15 korrik, mos e thëntë Zoti, nesër mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe tek ju. Këta janë tradhtarë, këta janë të poshtër dhe duke qenë se ne e pësuam paralajmërojmë vëllezërit tanë”.

Ai tha se Azia Qendrore në çdo periudhë të historisë ka qenë atdheu i lashtë i turqve dhe shtoi: “Të parët tanë që kanë lindur në këto troje për një mijë vjet me radhë janë munduar të krijojë një jetë të re për të duke iu drejtuar perëndimit, lindjes, veriut e jugut. Muhabeti dhe malli i Anadollit me Azinë Qendrore ka vazhduar gjithmonë. Periudha e Luftës së Ftohtë shkaktoi dobësimin për një kohë të marrëdhënieve të afërta. Marrëdhëniet e afërta që krijoi përsëri Turqia me rajonin kanë shkaktuar shqetësime tek disa”.  

Lajme të ngjashme